Description
Fustani “Eclipse”, frymëzuar nga fenomeni i rrallë i eklipsit diellor, përfaqëson errësirën mistike të qiellit. Ky fustan është dizenjuar për të tërhequr vëmendjen. I punuar në detaj, për të theksuar linjat, vjen me një body transparent me xixa, me jakën gjysmë-golf dhe një krahë për të dhënë elegancën e duhur, dy shtresa me pala tek pjesa e gjoksit për ti shtuar një prekje sensuale dhe voluminoz tek pjesa e fundit, për të dhënë një impresion të magjishëm.
Perfekt për matura, photoshootings, videoclips, ditëlindje, evente dhe për të qënë “ylli i mbremjes”.
Shënim: Çdo veshje është me pre-order. Porosia vonon 7-12 ditë. Specifikoni masën tuaj në check-out.
Reviews
There are no reviews yet.